17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha bën me dije se rreth 17 mijë tekste janë shpërndarë për diasporën. Përmes një videomesazhi, Hoxha thekson se tekstet janë shpërndarë për 15 shtete në Europë, sikurse edhe në SHBA dhe në Kanada. “Përpara nisjes në një aktivitet ndërkombëtar, dua të them dy fjalë për librat për vitin shkollor 2026–2027 në Diasporë. Janë parashikuar mbi 5700 paketa mësimore, ose rreth 17 mijë tekste, për 15 shtete në Evropë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Bëhet fjalë për tekstet e përbashkëta “Gjuha shqipe” dhe “kultura shqiptare” për nivelet e parë, të dytë dhe të tretë. Në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe Ministrinë e...
Burimi:
javanews.al