17 firmat brenda ditës dhe kontrata pa fonde/ Malltezi: Kush ia vuri kufirin SPAK-ut te inceneratorët?
Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, ka publikuar njoftimin e SPAK nga dosja hetimore e inceneratorëve dhe ngre një seri pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është trajtuar roli i institucioneve dhe i vendimmarrjes qeveritare në procedurat e ndjekura. Sipas njoftimit të SPAK dhe interpretimit të tyre të bërë publik nga Malltezi, bëhet fjalë për një zinxhir vendimesh, firmash dhe procedurash që kërkojnë përgjigje përtej përgjegjësive të zyrtarëve të arrestuar. Nga kalimi i disa procedurave dhe firmosja e akteve brenda së njëjtës ditë, te lidhja e kontratës pa fonde të parashikuara në buxhet dhe kriteret e diskutueshme të vlerësimit të kompanisë fituese, dokumentet ngrenë pyetjen se deri ku shkoi hetimi i SPAK-ut dhe pse përgjegjësia nuk u shtri te nivelet më të larta...
Burimi:
syri.net