167 fotografë nga 52 vende, shpallen fituesit e Fokus Award Albania

167 fotografë nga 52 vende, shpallen fituesit e Fokus Award Albania

Mes dritës dhe hijes, kujtesës dhe së tashmes, fotografia gjen mënyrën e saj për të treguar histori që nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Në edicionin e 17-të të Fokus Award Albania, këto histori u takuan përmes punëve të 167 fotografëve nga 52 vende të botës, në një festival ku imazhi u shndërrua në dëshmi, përvojë dhe interpretim artistik. Të përzgjedhur mes 560 konkurrentëve, fotografët sollën në këtë edicion këndvështrime të ndryshme mbi njeriun, shoqërinë, natyrën dhe realitetet që i rrethojnë. Secila fotografi mbart një mënyrë të veçantë për ta parë botën, duke krijuar një dialog mes përvojave personale dhe historive që tejkalojnë kufijtë kulturorë e gjeografikë. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve shënoi përmbylljen e këtij edicioni, në të cilin veprat u vlerësuan në gjashtë...