16 pianistë të rinj nga Kosova do të performojnë në Mozarthaus të Vjenës
16 pianistë të rinj nga Kosova do të ngjiten në skenën e Mozarthaus në Vjenë, më 20 nëntor, në një koncert ndërkombëtar ku do të marrin pjesë performues nga 28 shtete të botës. Nën drejtimin e profesorit italian-spanjoll Giuseppe Devastato, pianistët e rinj, pjesë e International Piano Balkan Academy, do të përfaqësojnë akademinë dhe Kosovën në një prej hapësirave më të rëndësishme të historisë së muzikës klasike. Koncerti do të mbahet në Mozarthaus, shtëpinë historike ku ka jetuar kompozitori i njohur austriak Wolfgang Amadeus Mozart, duke u shndërruar në një mundësi të veçantë për pianistët kosovarë që të prezantojnë talentin dhe përgatitjen e tyre para një audience ndërkombëtare. Në mesin e pianistëve që do të performojnë janë: Liza Muhaxhiri, Aria Tamniku, Hira Haxhibeqiri, Puhiza Sadiki,...
Burimi:
kultplus.com