151 operacione në Europë/ Sabotime, sulme kibernetike…Moska teston kufijtë e NATO-s

151 operacione në Europë/ Sabotime, sulme kibernetike…Moska teston kufijtë e NATO-s

Një luftë e padukshme po zhvillohet në zemër të Evropës. Nga sabotimet dhe zjarrvëniet, te sulmet kibernetike, operacionet e ndikimit dhe dezinformimi, ekspertët paralajmërojnë për zgjerimin e asaj që e cilësojnë si luftë hibride të Rusisë kundër Perëndimit. Sipas organizatës kërkimore Globsec, 151 raste të aktiviteteve që i atribuohen Rusisë janë identifikuar në Evropë nga shkurti i vitit 2022 deri në shkurt të vitit 2026. Organizata paralajmëron se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë. Një prej episodeve më të fundit të përmendura në material është incidenti me një dron që mbante eksploziv në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani. Berlini e lidhi atë me një model operacionesh hibride ruse, ndërsa Moska i mohoi akuzat dhe e cilësoi pretendimin si të pabazuar. Lista e...