15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve
Protestës së zhvilluar para Kuvendit i janë bashkuar edhe kryetarët e bashkive që preken nga reforma territoriale e propozuar nga PS, e cila parashikon ndryshime në hartën administrative dhe shkrirjen e 15 bashkive. Kryebashkiakët kundërshtojnë reformën dhe shprehen se ajo prek drejtpërdrejt komunitetet që ata përfaqësojnë. Sipas tyre, ndryshimet e propozuara rrezikojnë të largojnë shërbimet nga qytetarët dhe të prekin identitetin e bashkive. “Jam një nga ata 15 kryetarë bashkish që preken nga kjo reformë klienteliste, që nuk ka lidhje me hartën e ekspertëve të BE-së. Sot jam me kolegët e mi dhe, në emër të këtyre 15 kryetarëve dhe 300 mijë banorëve që preken nga kjo reformë. Kjo hartë nuk është një hartë që i përshtatet komunitetit evropian, nuk i shërben qytetarit, largon shërbimet...
Burimi:
javanews.al