No Image Available

15.7 MILIONË EURO DËM SHTETIT?/ AKTAKUZË NDAJ ZYRTARIT TË MINISTRISË

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Hafizit, zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje parash dhe mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë. Sipas aktakuzës, gjatë viteve 2021–2023, Hafizi dyshohet se ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare, duke favorizuar operatorë të caktuar ekonomikë që merreshin me ambalazhimin e ujit. Prokuroria pretendon se veprimet e tij i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej 15 milionë e 752 mijë e 486 eurosh. Sipas organit të akuzës, Hafizi nuk i kishte dërguar të gjithë operatorët ekonomikë për vlerësim te Grupi Punues Ministror. Më pas, ai dyshohet se i ka ndarë operatorët në tri grupe dhe u ka mundësuar që...