134 vjet nga vdekja e Abdyl Frashërit, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes së Prizrenit
Më 23 tetor 1892, në Stamboll, ndërroi jetë Abdyl Frashëri, një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. I lindur më 1 qershor 1839 në Frashër të Përmetit, Abdyl Frashëri u shqua për veprimtarinë e tij politike dhe përpjekjet për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe të drejtave kombëtare. Si deputet në parlamentin osman, ai punoi për çështjen shqiptare dhe mbështeti idenë e krijimit të një Shqipërie autonome. Një rol të rëndësishëm luajti në themelimin dhe organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të themeluar më 1878. Ai ishte ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut autonomist, duke kërkuar bashkimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga rreziku i copëtimit. Abdyl Frashëri zhvilloi gjithashtu veprimtari diplomatike,...
Burimi:
kultplus.com