13 Nëntor 2026, sot duhej të ishte fundi i Botës! Ja historia që fshihet pas profecisë 66-vjeçare

13 Nëntor 2026, sot duhej të ishte fundi i Botës! Ja historia që fshihet pas profecisë 66-vjeçare

Një parashikim shkencor i publikuar 66 vite më parë ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale, pasi përcaktonte 13 nëntorin 2026 si datën kur njerëzimi do të arrinte në një pikë kritike, për shkak të rritjes së pakontrolluar të popullsisë botërore. Teoria u publikua në nëntor të vitit 1960 në revistën shkencore “Science”, nga fizikani dhe kibernetisti Heinz von Foerster dhe studiuesit Patricia Mora dhe Lawrence Amiot, të Universitetit të Illinoisit. Në artikullin me titull “Doomsday: Friday, 13 November, A.D. 2026” (Dita e Gjykimit: E premte, 13 nëntor 2026), autorët analizuan të dhënat historike të popullsisë botërore, nga viti 400 para Krishtit deri në vitin 1958. Sipas llogaritjeve të tyre, popullsia e Tokës po rritej me ritme gjithnjë e më të shpejta. Nëse kjo prirje do...