126 ndeshje dhe golashënuesi më i mirë i Anglisë, Kane: Një mbrëmje e jashtëzakonshme për mua
13 Nëntor 2026 10:00 Telesport Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, u bë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e kombëtares së “3 luanëve”. Në fitoren 2-1 ndaj Kroacisë në Nations League, ku dhe realizoi një gol me penallti, ai arriti kuotën e 126 ndeshjeve me këtë fanellë. “Ishte e jashtëzakonshme. Gjithçka ishte fantastike. Faleminderit të gjithëve që organizuan ceremoninë paraprake, me koreografitë dhe prezantimet. Faleminderit Luka Modric dhe Kroacisë për dhuratën e tyre”, tha Kane. Më tej, sulmuesi 33-vjeçar anglez tha: “E dija se do të kishte diçka para ndeshjes. Kanë qenë javë intensive, me shumë ngjarje, por ky është një moment i rëndësishëm në historinë tonë si kombëtare”. “Megjithatë, sapo nisi ndeshja, përqendrimi në fushë ishte maksimal. Këto momente shijohen shumë më tepër...
Burimi:
telesport.al