126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti
Sot mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas më shumë se katër muajsh protestash të pandërprera, qytetarët dhe aktivistët rikthehen sërish në shesh, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe përsëritjen e kërkesave të tyre politike. Protesta e radhës vjen një ditë pas tubimit të 125-të, ku qytetarët u mblodhën në shehsin “Skënderbej” dhe më pas marshuan në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës së djeshme u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e drejtimit politik të vendit. Në fund të tubimit u bë thirrja për pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim. Në protestën e 125-të nuk munguan as deklaratat dhe akuzat...
Burimi:
gijotina.com