125 ditë protestë, Sidorela Vatnikaj: Me shumë ministra të akuzuar për afera sesa në detyrë

125 ditë protestë, Sidorela Vatnikaj: Me shumë ministra të akuzuar për afera sesa në detyrë

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijoi për të 125-ën herë, ndërsa aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit nga detyra. Gjatë fjalës së saj, Vatnikaj ngriti akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Ajo tha se zhvillimet e fundit mediatike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga çështjet që, sipas saj, lidhen me korrupsionin në qeveri. Duke iu referuar edhe zhvillimeve që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit, Vatnikaj deklaroi se skandalet publike nuk duhet të shërbejnë për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë politike. “Ne jemi këtu për të thënë se ka vetëm një histori të këtyre pushtetarëve dhe kësaj klase të korruptuar politike që e kanë varfëruar shtetin”, u shpreh ajo, duke...