12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

Sylvester Stallone ka folur për dhimbjen e thellë që përjetoi pas humbjes së djalit të tij, Sage, i cili ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një atak në zemër. Në një intervistë për The New York Times, aktori 80-vjeçar kujtoi momentin kur mori lajmin tragjik dhe mënyrën se si kjo humbje ndikoi tek ai. Stallone tregoi se, edhe pse në ditët e para arriti të përballonte detyrimet dhe ceremoninë mortore, rreth një javë më vonë u përball me një shpërthim të fortë emocional. “Kaloni nëpër shumë faza faji. Mendon: Çfarë mund të kisha bërë? A duhej të isha aty? Po sikur të kisha bërë këtë? Po sikur të kisha marrë rrugën djathtas në vend të majtas?”, rrëfeu ai. Stallone kujtoi edhe telefonatën përmes së cilës...