116 faqe kritika për Shqipërinë/ Brukseli evidenton presionin ndaj drejtësisë, korrupsionin dhe tenderat

116 faqe kritika për Shqipërinë/ Brukseli evidenton presionin ndaj drejtësisë, korrupsionin dhe tenderat

Komisioni Evropian ka publikuar sot, më 4 nëntor 2026 Raportin e Progresit për Shqipërinë, një dokument prej 116 faqesh, i cili analizon zhvillimet politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit gjatë periudhës 1 shtator 2025 – 1 shtator 2026. Përtej vlerësimeve pozitive për ecurinë e reformës në drejtësi dhe rezultatet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), raporti evidenton një sërë problematikash që vijojnë të pengojnë konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe afrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian. Në fokus janë ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë, korrupsioni në prokurimet publike, ndikimi i interesave politike dhe ekonomike në media, mungesa e dialogut politik, dobësitë e administratës publike, etj. NDËRHYRJE POLITIKE NË DREJTËSI, PRESIONI NDAJ SPAK-UT Një nga konstatimet...