115-vjetori i Migjenit, Shkodra e përkujton shkrimtarin me ekspozitë dhe aktivitete

115-vjetori i Migjenit, Shkodra e përkujton shkrimtarin me ekspozitë dhe aktivitete

Tetori, muaji i letërsisë, këtë vit shënon 115-vjetorin e lindjes së Migjenit, ndërsa në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër është hapur një ekspozitë përkujtimore kushtuar njërit prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Ekspozita sjell botime, dokumente dhe dëshmi që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e Migjenit, duke ofruar një pasqyrë të materialeve të kohës përmes të cilave mund të ndiqet zhvillimi i veprës së tij. Në fokus janë poezitë, skicat, tregimet, esetë dhe shkrime të tjera të autorit, të botuara në periodikët e kohës. Kuratorja e ekspozitës, Fatmira Lekiqi, tha se materialet përbëjnë një dokumentim të drejtpërdrejtë të origjinalitetit të shkrimit dhe veprës së Migjenit. Interesi për krijimtarinë e tij, sipas bibliotekës, vijon të jetë i pranishëm edhe te brezat e rinj,...