11:39 duke dalë nga vila luksoze, 12:02 makina del nga garazhi/ Si u ndoq Agasi me “Audi” nga Durrësi në Elbasan
Detaje të reja dalin nga dosja hetimore ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit, duke dokumentuar me orare dhe lëvizje të detajuara operacionin e vëzhgimit të zhvilluar më 26 gusht 2026. Sipas dokumenteve të administruara në dosje, Agasi është mbajtur nën vëzhgim për disa orë, ndërsa operacioni është shtrirë nga zona e kompleksit të vilave ku dyshohej se ishte akomoduar, deri në Bradashesh dhe më pas drejt Durrësit. Raporti i vëzhgimit, i hartuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i paraqitur nga SPAK si provë në procesin gjyqësor, përshkruan lëvizjet e efektivëve dhe automjetit që dyshohej se lidhej me Agasin. Për lokalizimin e tij është përdorur edhe një dron. Sipas raportit, në orën 11:39 efektivët kanë konstatuar një person që dyshohej se ishte Ergys...
Burimi:
ntv.al