11 vende të BE kërkojnë fundin e vetove “bllokuese” në politikën e jashtme

11 vende të BE kërkojnë fundin e vetove “bllokuese” në politikën e jashtme

Një grup prej 11 vendesh anëtare të Bashkimit Evropian po kërkon ndryshimin e mënyrës së marrjes së vendimeve në politikën e jashtme, duke argumentuar se vetot individuale po pengojnë reagimin e përbashkët të BE-së ndaj krizave ndërkombëtare. Austria, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Spanja dhe Suedia i kanë dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ku kërkojnë të shqyrtohet mundësia e kalimit nga votimi unanim në votimin me shumicë të cilësuar. “Duhet të sigurohemi që kultura e konsensusit të nxisë veprimin e përbashkët dhe të mos e pengojë atë”, thuhet në letër. Një vend mund të bllokojë vendimin e 26 të tjerëve Politika e jashtme e BE-së aktualisht bazohet në parimin e unanimitetit. Kjo do...