11 të vrarë në Pakistan nga një sulm kamikaz në pikën e kontrollit (VIDEO) –

11 të vrarë në Pakistan nga një sulm kamikaz në pikën e kontrollit (VIDEO) –

Të paktën 11 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një pikë kontrolli në Pakistanin verior të shtunën, thanë autoritetet lokale. “Rreth mesditës, një kamikaz me bombë drejtoi një automjet të mbushur me eksplozivë në pikën e kontrollit, duke vrarë 11 persona”, tha për AFP-në Saifullah Khan, një zyrtar policie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Dera Ismail Khan. Sipas këtij burimi, pika specifike e kontrollit që ndodhet në Darazida përdoret bashkërisht nga policia, ushtria dhe doganat. Një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit, Bilal Faizi, tha se “deri më tani janë identifikuar 11 të vdekur dhe 18 të plagosur”. Një burim tjetër, foli për 30 të plagosur. Më 18 shtator, të paktën 31 persona, 16 prej tyre policë, u vranë...