11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të spikatur
Java e dytë e “Superligës Shqiptare” ka dhuruar paraqitje të spikatura dhe protagonistë që kanë lënë gjurmë në fushën e lojës. Në përfundim të kësaj jave, është përzgjedhur formacioni më i mirë, i ndërtuar në skemën 1-4-3-3. Në portë është përzgjedhur Aldo Teqja. Në katërshem e mbrojtjes qendrojnë Arlind Kurti (Laçi), Vasilios Zhongo (Teuta), Usni Ismaili (Dinamo City) dhe Yago (Egnatia). Në mesfushë: Edon Murataj (Vllaznia), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Stiven Bibo (Laçi). Në repartin sulmues: Alessandro Albanese (Egnatia), Rubin Hebaj (Elbasani) dhe Muço Boçi (Teuta). Si trajner është përzgjedhur ai i Egnatias, Nevil Dede, i cili është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës së dytë.
Burimi:
vizionplus.tv