105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës
Sot shënohet dita e 105-të e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarë shqiptarë vijojnë të mblidhen çdo ditë në sheshe, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e qeverisjes. Protesta e sotme pritet të jetë më e veçantë, pasi organizatorët kanë paralajmëruar një pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve shqiptarë nga diaspora. Sipas tyre, ardhja e emigrantëve shqiptarë në vend synon t’i japë një tjetër dimension protestës. Në fokus të protestës së sotme pritet të jenë edhe zhvillimet e fundit që kanë prekur shqiptarët jashtë vendit. Një ditë më parë u denoncua një ngjarje e rëndë në Nikshiq të Malit të Zi, ku qytetarë shqiptarë, të ardhur nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar protestës,...
Burimi:
gijotina.com