104 vjet nga vdekja e John Boyd Dunlopit, shpikësit të gomës me ajër për rrota

104 vjet nga vdekja e John Boyd Dunlopit, shpikësit të gomës me ajër për rrota

Më 23 nëntor 1921, në Dublin të Irlandës, ndërroi jetë John Boyd Dunlop, veteriner dhe shpikës britanik, i njohur për zhvillimin e gomës me ajër për rrota, e cila ndikoi në përmirësimin e biçikletave dhe transportit. Dunlop lindi më 5 shkurt 1840 në Skoci dhe studioi për veterineri. Pas përfundimit të studimeve, u vendos në Dublin, ku hapi praktikën e tij veterinare. Në vitin 1887, ai ndërtoi gomën e parë me ajër, fillimisht për biçikletën me tri rrota të djalit të tij. Shpikja synonte të siguronte një udhëtim më të rehatshëm dhe të zvogëlonte dridhjet gjatë lëvizjes. Më 7 dhjetor 1888, Dunlop aplikoi për patentën e gomës me ajër për biçikleta. Megjithatë, një shpikje e ngjashme ishte patentuar rreth 40 vjet më herët nga skocezi...