103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre kundër qeverisë. Tubimi vjen pas protestës së një dite më parë, e cila solli edhe një ndryshim të mënyrës së organizimit të aksionit. Gjatë marshimit, qytetarët u ndalën në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, ku qëndruan duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Mes pikave ku u zhvillua aksioni ishte kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, si dhe ai në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Protestuesit lëvizën nga një zonë në tjetrën, ndërsa marshimi u shoqërua me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të forta kundër qeverisë. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin ndër sloganet e përsëritura në rrugët e kryeqytetit. Përpara marshimit, nga podiumi...