101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore
Ches Black është një nga të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore, historia e të cilit përmbledh tragjedinë, guximin dhe qëndresën përballë një prej periudhave më të errëta të historisë njerëzore. Sot 101 vjeç, ai jeton në një fshat në Oxfordshire të Britanisë së Madhe, por jeta e tij ka qenë larg së zakonshmes. Në vitin 1939, kur ishte ende adoleshent, trupat gjermane e morën nga shtëpia e tij në Varshavë, në kohën kur Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik pushtuan Poloninë. “Ne nuk i donim. Nuk donim as rusët, as gjermanët”, kujton Black në një intervistë për BBC-në. Pas pushtimit të Varshavës, ai u nda me forcë nga familja. Një nga kujtimet më të dhimbshme të tij mbetet momenti kur u largua me një kamion,...
Burimi:
javanews.al