10 të zhdukur pas ortekut në Nepal, mes tyre alpinistë dhe pjesëtarë të stafit

10 të zhdukur pas ortekut në Nepal, mes tyre alpinistë dhe pjesëtarë të stafit

Të paktën 10 persona, përfshirë alpinistë dhe pjesëtarë të stafit mbështetës, rezultojnë të zhdukur pasi një ortek goditi majën Himlung Himal, 7,126 metra (23,379 këmbë) të lartë, në distriktin malor Manang të Nepalit, raportuan mediat lokale të dielën. Duke konfirmuar incidentin, Ram Krishna Lamichhane, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Turizmit, tha se zyrtarët po mblidhnin më shumë të dhëna rreth incidentit dhe përpjekjeve për të gjetur dhe shpëtuar personat që rezultojnë të zhdukur, raportoi e përditshmja lokale në gjuhën angleze Kathmandu Post. Orteku ndodhi mes reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe dëborës në rajonin malor perëndimor. Diku tjetër në Nepal, të paktën një person humbi jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi një vendbanim në distriktin Palpa të...