10 fjalë nga mitologjia greke që i përdorim çdo ditë
Mitologjia greke nuk ka ndikuar vetëm në letërsi dhe art, por edhe në gjuhën që përdorim çdo ditë. Shumë fjalë të zakonshme e kanë origjinën te personazhet dhe historitë e miteve të lashta greke. Ja 10 prej tyre. 1. Atlas Në mitologjinë greke, Atlasi ishte biri i titanit Japet dhe vëllai i Prometeut. Sipas një prej tregimeve më të njohura, Zeusi e dënoi të mbante qiellin mbi shpatulla për gjithë përjetësinë. Në shekujt XVI dhe XVII, librat me harta nisën të paraqisnin shpesh Atlasin duke mbajtur globin mbi shpatulla. Me kalimin e kohës, emri i tij u bë sinonim i vetë librave me harta, pra atlaseve. 2. Kaos Grekët e lashtë e përdornin fjalën kaos për të përshkruar zbrazëtinë e pafundme që ekzistonte para krijimit...
Burimi:
syri.net