1 miliard lekë në tavolinë per trena, çfarë fshihet brenda faturës?

1 miliard lekë në tavolinë per trena, çfarë fshihet brenda faturës?

Një tjetër kontratë e madhe po i shtohet projektit të hekurudhës Tiranë–Durrës–Rinas. Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin për projektimin dhe ndërtimin e bazës mekanike ku do të kryhet mirëmbajtja e trenave elektrikë, me një ofertë prej rreth 890.9 milionë lekësh, afërsisht 9 milionë euro. Fitues i procedurës është kompania PROGEEN, ndërsa fondi limit i tenderit ishte rreth 1 miliard lekë. Por shifra prej 9 milionë eurosh nuk duhet lexuar sikur shteti po paguan kaq para vetëm për një godinë. Kontrata është shumë më e gjerë. Ajo parashikon projektimin dhe ndërtimin e bazës mekanike, instalimin e sistemeve dhe pajisjeve të nevojshme, testimin dhe dorëzimin funksional të objektit që do t’u shërbejë trenave elektrikë të linjës së re. PYETJA E MADHE: ÇFARË BLIHET PËR 9 MILIONË EURO?...