1.8 miliardë lekë për banesat e reja/ Demo: Familjet prekura nga tërmeti në 2019 nuk duhet të presin

1.8 miliardë lekë për banesat e reja/ Demo: Familjet prekura nga tërmeti në 2019 nuk duhet të presin

Qeveria pritet të financojë me 1.8 miliardë lekë Bashkinë e Tiranës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji”, ku vijojnë problematikat që kanë penguar përfundimin e punimeve dhe dorëzimin e banesave te familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë çështje është zhvilluar një mbledhje e grupit ndërinstitucional të punës, e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit, Demo bëri të ditur se përgatitja e mbështetjes financiare prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore është në fazën përfundimtare. Fondet synojnë të përshpejtojnë ndërtimin e banesave për familjet...