Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara që mbulon rajonin e Lindjes së Mesme zhvilloi sot një takim me rëndësi të veçantë me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku u paraqitën zyrtarisht opsionet ushtarake në lidhje me Iranin, raporton gazeta amerikane “The Wall Street Journal”, duke u thirrur në burime zyrtare dhe persona me njohuri të drejtpërdrejta nga bisedimet. Sipas detajeve të publikuara nga media amerikane, në qendër të këtij takimi ishte admirali Brad Cooper, udhëheqës i Komandës Qendrore të Ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM), i cili shpalosi planin dhe strategjitë e mundshme ushtarake përballë situatës me Teheranin. Në këtë takim të nivelit më të lartë të sigurisë kombëtare morën pjesë gjithashtu Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, si dhe Kryetari...