Zyrtare! Dueli mes Fury dhe Joshua i vlefshëm për titullin kampion bote të kategorisë WBA

Zyrtare! Dueli mes Fury dhe Joshua i vlefshëm për titullin kampion bote të kategorisë WBA

Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të ndeshen për titullin botëror të peshave të rënda të kategorisë WBA, kur të përballen mes tyre në ring më 11 dhjetor. Lajmin e konfirmoi Frank Warren, promotori i “gipsy king”. Sfida mes dy britanikëve do të zhvillohet në stadiumin “Principality” në Cardiff. Fakti që sfida mes Fury dhe Joshua do të vlejë për një titull botëror është një zhvillim i papritur, duke qenë se WBA ka tashmë një kampion “të rregullt”, Murat Gassiev, i cili pritej të shpallej kampion i plotë pasi Oleksandr Usyk e la bosh brezin. Si Fury, ashtu edhe Joshua janë dy ish-kampione bote në peshën e rëndë dhe tani ata kanë mundësinë të rimarrin një titull që e kanë mbajtur në të kaluarën. “Kjo...