Zverev siguron çerekfinalet e US Open, kualifikohen edhe Gauff e Rybakina, eliminohen Osaka e Swiatek

Zverev siguron çerekfinalet e US Open, kualifikohen edhe Gauff e Rybakina, eliminohen Osaka e Swiatek

8 Shtator 2026 8:55 Telesport Janë kompletuar sot çiftet çerekfinaliste të grand slam-it të US Open në tenis, turne që po zhvillohet në Nju Jork. Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë,avancon më tej pas fitores 3-0 (6-2, 6-2, 7-6) ndaj italianit Luciano Darderi. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe holandezi Botic van de Zandschlup, që mundi 3-1 francezin Arthur Gea. Kualifikohet edhe rusi Karen Khachanov, që mundi 3-2 Learner Thien si dhe belgu Alexander Blockx (mundi 3-1 Francisco Cerundolo). Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff, numri 4 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-4) ndaj patriotes së saj Iva Jovic. Në çerekfinale shkon edhe tenistja ruse Mirra Andreeva, që triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Anastasia Potapova. Vazhdon të surprizojë tenistja kineze Qinwen Zheng,...