Zv/kryeministrja Koçiu për alarmin e rremë në shkollë: Çmenduri e mirëfilltë kriminale
Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar ashpër pas alarmit të rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, në ditën e parë të nisjes së mësimit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Përmes një reagimi publik, Koçiu thekson se një alarm i tillë, në një moment kur oborret e shkollave janë të mbushura me fëmijë, nuk mund të konsiderohet as shaka dhe as një test për institucionet e sigurisë. ”Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të...
Burimi:
kohajone.com