Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (7 shtator) në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari tha se shtëpia ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty. Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
Burimi:
javanews.al