Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr. 1 të Sarandës, ndërsa dy të moshuar kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksisë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:15. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sobën e gatimit. Për shkak të tymit dhe asfiksisë, në spital janë dërguar shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe. Sipas policisë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 01:15, ka rënë zjarr në një banesë në lagjen nr. 1, dyshohet për shkak të një defekti në sobën e gatimit. Për shkak të asfiksisë, janë dërguar në spital shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe, të cilët janë...