Zjarri përfshin Galushin dhe Gjevurin në Peqin, ndërhyrje edhe nga ajri

Zjarri përfshin Galushin dhe Gjevurin në Peqin, ndërhyrje edhe nga ajri

foto nga zjarri PEQIN- Vijon përpjekja për shuarjen e një zjarri që ka përfshirë zonën e Galushit në Peqin ndërsa flakët po përhapen në terren të gjerë të favorizuara nga era e fortë. Vatra është aktivizuar që në orët e para të mëngjesit dhe, pavarësisht ndërhyrjes së forcave në terren ende nuk është bërë e mundur vendosja e saj nën kontroll. Përhapja e zjarrit në drejtim të zonave të banuara ka rritur shqetësimin për banesat që ndodhen pranë vatrës. Kushtet e motit dhe veçanërisht era po e vështirësojnë punën e ekipeve zjarrfikëse, ndërsa operacioni vijon me synim izolimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së tyre. Situata mbetet dinamike dhe ekipet në terren po monitorojnë vijimisht lëvizjen e zjarrit në përpjekje për të shmangur afrimin...