Zjarri në Mat del jashtë kontrolli, flakët drejt banesave dhe masiveve me pisha
Zjarri që prej të dielës ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në disa zona përreth. Era e fortë dhe bimësia e thatë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke zgjeruar ndjeshëm perimetrin e vatrës. Sot, flakët kanë kaluar edhe në drejtim të fshatrave Madhesh, Trodhën dhe Lundre, duke përfshirë sipërfaqe të mbuluara me pishë të zezë. Situata është bërë më shqetësuese pasi zjarri është afruar pranë zonave të banuara. Gjatë përhapjes së flakëve është rrezikuar edhe një fermë me lopë, ndërsa tymi dhe zjarri kanë shpërndarë një pjesë të kafshëve, disa prej të cilave ende nuk janë gjetur.
Burimi:
gijotina.com