Zjarri në Mallakastër, riaktivizohen vatrat në Çërrilë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët (VIDEO)
Rikthehet situata problematike nga zjarret në zonën e Mallatastrës. Vazhdon ende aktivizimi i vatrave të zjarrit në zonën e Çërrilës. Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të mbështetura edhe nga një grup prej 30 efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Burimi:
javanews.al