Zjarri në Levan/ Flakët përfshijnë makinat e dy policëve që u shkuan në ndihmë banorëve

Zjarri në Levan/ Flakët përfshijnë makinat e dy policëve që u shkuan në ndihmë banorëve

Një situatë dramatike është regjistruar pasditen e djeshme gjatë zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Levanit në Fier. Dy efektivë policie, të cilët kishin shkuar në ndihmë të banorëve për të luftuar flakët që po përhapeshin drejt ullishteve dhe pronave të tyre, kanë mbetur pa automjetet personale. Efektivët i kishin parkuar makinat në një zonë që e kishin konsideruar të sigurt, ndërsa më pas iu bashkuan banorëve në përpjekjet për të ndalur përhapjen e zjarrit. Por flakët, të favorizuara nga era dhe përhapja e shpejtë, kanë ndryshuar drejtim duke përfshirë edhe zonën ku ndodheshin automjetet. Kur dy efektivët janë rikthyer, kanë gjetur makinat e tyre të shkrumbuara. Teksa efektivët zjarrfikës ishin të përqendruar në luftën për vënien nën kontroll të situatës dhe...