Zjarri në kodrat e Radostinës, shefi i Mbrojtjes Civile në Fier: Kemi evakuuar 7-8 familje, s’ka banesa të djegura
Zjarret që kanë përfshirë kodrat e Radostinës në Fier kanë nisur fillimisht në zonën e fshatrave Drizë dhe Fadis, për t’u përhapur më pas në zona të tjera për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë. Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj, thotë se në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Fier, ndërsa në ndihmë kanë mbërritur edhe kapacitete nga bashkitë fqinje. Sipas Ymerajt, situata është bërë veçanërisht problematike për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve. Zjarri ka përfshirë edhe masivin pyjor pranë zonës së mbrojtur, ndërsa flakët kanë avancuar deri në zonën e liqenit dhe pyllin e Peshtanit. Për shkak të rrezikut për banorët, janë evakuuar rreth 7-8 familje. Deri...
Burimi:
kohajone.com