Zjarri në kodrat e Radostinës në Fier, punonjësja e lokalit: Miliona lekë të hedhura
Punonjësja e njërit prej lokaleve që rrezikohen nga zjarri në kodrat e Radostinës në Fier e përshkruan situatën me fjalën katastrofë. Ajo shpreh keqardhje për punonjësit e tjerë dhe pronarin të cilët të gjithë bashkë po përpiqen të shuajnë flakët. ”Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë. Kemi një vit e gjysmë që punojmë atje. Mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë”, thotë punonjësja.
Burimi:
kohajone.com