Zjarret në vend, PD: Nuk shuhen me propagandë, Rama dështoi! Qytetarët s’janë dëmshpërblyer
Partia Demokratike ngre akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është menaxhuar situata e zjarreve, duke e cilësuar reagimin institucional si të pamjaftueshëm përballë një rreziku që, sipas saj, ishte i parashikueshëm. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, deklaron se në vend të përgatitjes dhe marrjes së masave konkrete, qeveria është fokusuar te propaganda. Sipas tij, paralajmërimet për mundësinë e përhapjes së zjarreve nuk janë shoqëruar me një reagim të duhur nga institucionet. Muçollari akuzon gjithashtu qeverinë se ka lënë pa mbështetje qytetarët e prekur nga zjarret, duke mos ofruar dëmshpërblimet e nevojshme për humbjet e shkaktuara. Deklarata e plotë Pas zjarreve dramatike në Fier dhe Himarë, Edi Rama u shfaq në vendngjarje dhe u tha qytetarëve se ‘ajo që nuk na...
Burimi:
kohajone.com