Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!
Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas zjarreve masive pyjore që përfshinë verilindjen e vendit, duke lënë të paktën 12 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Në reagim ndaj tragjedisë, kreu i shtetit ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje për personat që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme. Përmes një deklarate zyrtare, Presidenti Tebboune e cilësoi humbjen e jetëve si “një tragjedi të madhe”. Megjithëse Algjeria zbaton një moratorium mbi dënimin me vdekje që nga viti 1993, kreu i shtetit ka urdhëruar ndryshimin e Kodit Penal deri më 15 shtator për të ashpërsuar dënimet ndaj përgjegjësve. Ministri i Brendshëm, Saïd Sayoud, konfirmoi se 5 persona humbën jetën në provincën Jijel, 4 në Béjaïa dhe 3 në Tizi Ouzou....
Burimi:
javanews.al