Zjarr në Topojë të Fierit, flakët favorizohen nga era e fortë, rrezikohet një banesë
foto nga zjarri FIER- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me kashtë misri në fshatin Topojë të Fierit duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar edhe një banesë aty pranë. Përballë situatës banorët janë bashkuar me shërbimet zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, duke parandaluar që flakët të shkaktonin dëme në banesën e rrezikuar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa situata është vënë nën kontroll./ZËRI
Burimi:
zeri.ai