Zjarr në Piraj, digjen 2 banesa dhe 1 kasolle bagëtish
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të enjte një sipërfaqe në fshatin Piraj të Lezhës. Flakë janë përhapur me shpejtësi. Si pasojë, janë djegur dy banesa dhe një kasolle bagëtish. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita. Ata po luftojnë me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe zonave të tjera të banuara.
Burimi:
kohajone.com