Zjarr në një anije mallrash në Kinë, numër i madh viktimash, Xi urdhëron hetim urgjent

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, numër i madh viktimash, Xi urdhëron hetim urgjent

Një zjarr shpërtheu në një anije mallrash të huaj që ishte ankoruar për mirëmbajtje dhe riparime në kantierin detar të kompanisë “Beihai Shipbuilding” në Qingdao, në Kinën lindore, raportojnë mediat lokale. Incidenti, i cili ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkaktoi “një numër të madh viktimash”, raporton South China Morning Post.  Numri i saktë i të vdekurve, të plagosurve dhe personave të zhdukur është ende duke u përcaktuar dhe nuk është njoftuar zyrtarisht. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe urdhëroi një hetim të shpejtë dhe të detajuar në mënyrë që të zbulohet shkaku i saktë i zjarrit sa më shpejt të jetë e mundur.   9月10日,山东青岛有一艘货轮靠港期间突然起火,现场情况很严重。 网传死亡30人以上。 https://t.co/62meqUwXqY — 王局拍案 (@wangjupaian) September 10,...