Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!
Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Mallunxë të Bashkisë Mat, pasditen e sotme (5 tetor). Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Burrelit dhe punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po ndërhyjnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e barishteve nga banorë të zonës. Flakët dyshohet se kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, i cili nuk lejon lëvizjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse në të gjitha zonat e prekura. Për këtë arsye, puna për shuarjen dhe izolimin e flakëve po kryhet kryesisht nga forcat në terren, të cilat po përpiqen të frenojnë përhapjen...
Burimi:
javanews.al