Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër ditën e sotme (3 tetor). Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren në anën veriore të fshatit, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale. Policia ndërkohë është në ndjekje të zjarrvënësit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.