Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Radostinës në Fier
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, në Fier, në zonën e njohur si “Fiqtë”. Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët, por situata po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit. Përveç kushteve atmosferike, ekipet e zjarrfikësve po përballen edhe me terrenin e thyer të zonës, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Burimi:
kohajone.com