‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Burrel, ku 43-vjeçarja Majlinda Mara i vuri flakën të atit, 89-vjeçarit Adem Mara, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 43-vjeçarja ka deklaruar se krimi ka ardhur si pasojë e grindjeve të vazhdueshme me babain e saj. Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ka pritur që i moshuari të shtrihej për të fjetur dhe, sapo e ka marrë gjumi, e ka spërkatur me benzinë, i ka posur zjarrin dhe është larguar nga dhoma. Si pasojë e flakëve, Adem Mara ka pësuar djegie të rënda në trup dhe po merr trajtim intensiv mjekësor në spitalin e kryeqytetit. Ngjarja...