Zidane përballë Italisë për herë të parë që nga incidenti me Materazzi: S’është vetëm ai moment, Juventus i rëndësishëm për mua

Zidane përballë Italisë për herë të parë që nga incidenti me Materazzi: S’është vetëm ai moment, Juventus i rëndësishëm për mua

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, përballet me Italinë për herë të parë që nga incidenti famëkeq i goditjes me kokë ndaj Marco Materazzi, në finalen e Kupës së Botës 2006. Në prag të ndeshjes, Zizu pranon se nuk ndihet krenar për atë ngjarje, por nuk ka asnjë pendesë. Në minutat e fundit të kohës shtesë, Zidane goditi me kokë në gjoks mbrojtësin italian, duke e rrëzuar atë dhe duke e mbyllur ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare me një karton të kuq, ndërsa skuadra e tij humbi më pas nga penalltitë. Njëzet vjet më vonë, Zidane përballet sërish me Italinë, këtë herë nga pankina. Ai tha se ajo periudhë ishte e vështirë për të, pasi nuk mendonte se do ta përfaqësonte më vendin e tij....