Zidane: Italia është kështu, pas këtij barazimi nuk jam i kënaqur. Duam të fitojmë gjithmonë

Zidane: Italia është kështu, pas këtij barazimi nuk jam i kënaqur. Duam të fitojmë gjithmonë

3 Tetor 2026 7:43 Alfred Lleshi “Si ndihem pas barazimit me Italinë? Keq. Sepse ne duam gjithmonë të fitojmë, – tha Zinedine Zidane për “RaiSport”, pas 1-1. – Iu thashë bravo lojtarëve. Nuk e di nëse rezultati është i drejtë apo jo, por futbolli kështu e thotë. Kur ke raste të tilla, duhet të shënosh”. Për Italinë, trajneri francez tha: “U mbrojt mirë, bëri kundërsulmet e saj dhe mund të kishte shënuar. Italia është kështu; ndonjëherë mund të luajë keq, pastaj mund të mundë Turqinë 4-1 dhe të zhvillojë një ndeshje si kjo e sotmja”. Zidane u prit me ovacione të mëdha në “Stade de France”, në ndeshjen e parë të tij në shtëpi si trajner i Francës. Tifozët brohoritën “Zizou, Zizou”, ndërsa një banderolë...